Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pse vazhdimisht bën thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, ai nuk po i zbaton ato.
Thaçi bashkë me Sami Lushtakun e shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së kanë qëndruar sonte në Rezallë pa respektuar masat.
Në një fotografi të shpërndarë nga vetë ai, shihen më shumë se 10 persona, pa maska e distancë.
Duket se Thaçin familja e luftëtarit nga Rezalla, Hajrë Gashi e kanë pritur me sharkia e alkool.
Ditë më parë Thaçi tha se patriotizëm tani është të luftojmë pandeminë, e t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin njëri-tjetrit nga largësia.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4165265933543734