8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Isa Mustafa i jep mbështetje Ministrit Zemaj, e quan menaxher të mirë që punon prej orës 8 deri në 3 të natës

Rekomandime

Lideri i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar sa i përket situatës pandemike të krijuar nga COVID-19 dhe udhëheqjes së vendit në këtë kohë.

- Advertisement -

Mustafa gjatë një interviste në RTK tha se sa i përket ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai po punon ditë e natë pa ndalë.
”Sa i përket ministrit Armend Zemaj, mendoj se ai po e bën punën, po mundohet, po punon ditë e natë. Çdonjëri që bën punë shumë, që nis prej orës 8 deri në ora 2 ose 3 të natës, tash ne nuk mund të presim të mos bën edhe gabime, ose të mos gabohet. Por jam shumë i bindur që gjatë kësaj periudhe Zemaj është shumë aktiv dhe po mundohet”, tha Mustafa, shkruan Kosova ime.

Madje Mustafa shtoi se të gjithë ishin të vetëijdshëm që Zemaj nuk është mjek me profesion.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm që Zemaj nuk është mjek. LDK ka pasur mjaftë mjekë që kemi mundur t’i bëjmë ministra. Ne kemi vlerësuar se më mirë është të kemi një ministër që është menaxher, d.m.th. është një organizator. Ndërkaq çështjet profesionale t’ia u lëmë mjekëve. Që ata ta bëjnë anën profesionale. Ministri të jetë një menaxher, i cili ka fuqi politike”m shtou Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit