4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Me burgim të përjetshëm në Shqipëri, shkatërrohet karteli i bosit shqiptar të kokainës (emri)

Rekomandime

Autoritetet kolumbiane janë të përqendruara në shkatërrimin e bandës Clan del Golfo, rrjeti i së cilës shtrihet në 28 vende në mbarë botën pas kapjes së liderit të grupit në fund të muajit të kaluar.

Karteli i dogës, sipas drejtuesve të policisë kolumbiane, shtrihet në mbi 28 shtete të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Kreu i këtij rrjeti, Dairo Antonio Usuga u arrestua muajin e kaluar dhe konsiderohej si një prej personave më të kërkuar në Kolumbi.

- Advertisement -

Sipas Reuters, organizata që drejtonte ai, ka aleanca dhe me 5 kartela dhe grupe mafioze ndërkombëtare të cilët së bashku realizojnë trafikimin e 20 tonëve kokinë çdo muaj.

“Pesë grupe mafioze dhe kartele ndërkombëtare janë drejtuesit me të cilët trafikon Klani del Golfo: Jalisco Nueva Generacion dhe Sinaloa në Meksikë, mafia Calabresa dhe Siciliana në Itali dhe rrjetet ballkanike,” tha drejtori i policisë së Kolumbisë Jorge Luis Vargas.

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “mbretin” shqiptar të dogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma. Këtij të fundit iu kap dhe iu sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e 17 mln eurove. Ai drejtonte një rrjet të strukturuar të trafikut të DR0GËS të cilën e shpëndante në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

- Advertisement -

Misioni i tij ishte të merrte kokainë për ta dërguar atë veçanërisht në Sofje të Bullgarisë. Po kështu, ai kishte nën komandën e tij një kolumbian me pseudonimin “Cardona”, i cili punonte si mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror në Cali.

Agim Çerma, i njohur ndryshe si “Jimmy”, i cili u arrestua me 28 korrik nga DEA amerikane.

- Advertisement -

Ai rezulton i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për një vrasje të regjistruar në vitin 1997 në Elbasan.

Në atë kohë ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Gazmend Çerma, pasi akuzohej për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Në vitin 1998, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan dënoi me burgim të përjetshëm Agim Çermanin për vrasje me paramendim dhe vëllain e tij, Gazmendin, me 11 vite burg.

Ky i fundit e ankimoi këtë vendim në Apelin e Durrësit, kërkesë e cila u rrëzua. Në denoncimin e tij, Gazmend Çerma ia kalonte përgjegjësinë vëllait të tij, Agimit, me arsyetimin se ai nuk e dinte që vëllai i tij kishte armë me vete dhe se ai do të kryente vrasjen. Agim Çerma apeloi edhe në Apelin e Durrësit vendimin me burgim të përjetshëm nga Gjykatat e Elbasanit. Kjo kërkesë është rrëzuar nga Apeli i Durrësit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese kaloi për rigjykim Shkallën e Parë në Elbasan. Gjykata e Elbasanit e kaloi çështjen në Gjykatën e Lezhës, pasi Agim Çerma vuante dënimin në burgun e Shënkollit.

Në vitin 2012, Gjykatat e Lezhës liruan me kusht Agim Çermën në rrethana ende të paqarta dhe lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi. Ky i fundit, në vitin 2015, u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 4 vite burg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit