16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Me kaq vite burg u dënua Polici i Kosovës – Vesel Veseli për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi

Rekomandime

Gjykata ka marrë sot vendim për rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, rast ky që kishte nxitur edhe protesta në vend.

Vesel Veseli, polici nga Drenasi që dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën, është dënuar me katër vite burg.

- Advertisement -

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim sek*sual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në këtë rast janë dënuar edhe avokati si dhe arsimitari i viktimës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit