-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Me këta kundërkandidatë që e kanë idol, Albin Kurti edhe 50 vjet në pushtet

Rekomandime

Edhe sot u shpërfaqën të dobët ndaj Albin Kurtit. Madje, kryeministri i quajti si ish aktivistë të Vetëvendosjes. “Po flisni si ish aktivistë të Vetëvendosjes”, iu tha Kurti, Krasniqit e Abdigjikut.

- Advertisement -

Si i pari i PDK-së, ashtu edhe i pari i LDK-së janë pa ide, pa koncept për ta mposhtur Kurtin. Madje, duket shpeshherë që edhe e kanë idol.

Deri sot nuk mbahet mend asnjë fjalë e tyre, asnjë strategji për të bërë dicka ndryshe për vendin apo që do të avanconte pozitën e vendit, qoftë edhe nga një segment i vetëm.

Madje, ata deri sot nuk kanë treguar asnjë shenjë të identitetit të tyre partiak. Thjeshtë as njëri, as tjetri nuk kanë ndonjë vizion lidershipi, nuk kanë arritur të përcojnë ndonjë mesazh cka janë në gjendje të bëjnë, si do të dukej udhëheqja e tyre.

- Advertisement -

Thjeshtë, në mënyrë sopradike kanë filluar të kundërshtojnë Kurtin në ndonjë veprim apo vendim, pa treguar cka do të bënin ata.

Të dy deri tash janë pa ekipë, pa asnjë ambicie pushteti. Ata cdo ditë u thojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës përmes veprimeve të tyre: Aman mos na zgjidhni, lejeni Albinin se është 100 herë më i zoti se ne.
Me këtë mënyrë opozitarizmi, Albin Kurti mund të rrijë në pushtet sa të dojë ai, madje edhe 50 vjet nëse ka ymër dhe ambicie./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit