13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Me menze e këngë me çiftelia pritet Daut Haradinaj në lagjen Velania të Prishtinë

Rekomandime

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj zotohet që do jetë do herë pranë lagjes Velania për të parë nga afër nevojat e banorëve të kësaj lagjeje.

- Advertisement -

Ai tha se vërehet mllefi i banorëve nga injorimi ndër vite që iu është bërë në zhvillim, shkruan Kosova Ime.

Postimi i Haradinajt:

- Advertisement -

“Këta njerëz të mirë që historikisht i dhanë Kosovës, nuk do të mbesin më tutje në këtë gjendje. Pa asnjë investim serioz ndër shumë vite, nuk konsiderohen premtime por obligime;

Ndriçimi, parku, transporti publik e shumë çështje elementare të pa zhvilluara në këtë pjesë.

- Advertisement -

Familja e Arsim Binakut dhe gjithë këta burra që na pritën, nuk do të mbesin takime vetëm sa për t’u parë, por për t’i zgjidhur problemet reale me të cilat ballafaqohen çdo ditë”.
Haradinaj tha se kjo lagje saktësisht rruga ‘Dëshmorët e Kombit’, kërkon ndërhyrje urgjente dhe se do jetë aty çdo herë për t’i parë nga afër nevojat e këtyre banorëve.
anorëve.
Mirënjohje dhe respekt për mikpritjen!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit