“Me pas mujtë kisha dërgu raketa e tankse” – Gjergj Dedaj ‘futet’ në emision: Baton Haxhiu po gënjen

0
268

Gjergj Deda është lidhur drejtpërdrejt në emisionin Pressing në T7 për të folur lidhur me vizitën e tij, së bashku me një delegacion prej 13 vetave, në fshatin Qirez të Drenicës gjatë kohës së luftës.

Haxhiu tha se vizita ishte për t’u thënë UÇK-së që të dorëzonin armët. Deda i reagoi duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Absolutisht, jo 100% por po gënjen 200%. Është një gënjeshtër që nuk i bën favor askujt, e as më pak një gazetari e publicsti të profilit të zoti Haxhiut. Asnjë anëtar i këtij delegacioni nuk e ka përdorur asnjë fjalë që thotë të dorëzohen armët”, tha Deda.

“Me pas mujt u kishim dërgu raketa, avionë e tankse. Kështu vetëm krijojmë probleme. Unë jam këtu ta ndërtojmë të vërtetën me cdo kush dhe krejt ato trillime e të pavërteta nuk i lejoj. Unë jam këtu që të mos lejoj askënd të gënjej publikisht për asnjë gjë”, shtoi ai.

Haxhiu ia ktheu duke thënë se nuk ja fal vetëm fjalën “gënjeshtër” nga të gjitha ato që i tha Deda.

“Të vetmen gjë që nuk ja fali tash zotëri Gjergj Dedajt është fjala “gënjeshtër”. Të tjerat ia bëj hallall”, shtoi ai.

Deda për ndalimin në fshatin Qirez gjatë luftës ishte ankuar tek komuniteti ndërkombëtar se ishte keqtrajtuar nga UÇK-ja, por pas shumë viteve në emisionin Pressing kishte deklaruar se atëkohë kur i kishte thënë ato fjalë “nuk kishte qenë Gjergji”,