2.5 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

“Më premtoi që nuk do ta vriste Zelenskyin”, ish-kryeministri izraelit zbulon detaje nga biseda me Putinin

Rekomandime

Në ditët e para të luftës një vit më parë presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, se nuk do ta vriste homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë një interviste të publikuar në mediat lokale izraelite dhe ato ndërkombëtare ish-kryeministri izraelit, kujton pjesë nga biseda me kreun e Kremlinit.

- Advertisement -

“A keni ndërmend të vrisni Zelensky-n?” e kishte pyetur ai presidentin rus dhe kishte marrë sigurinë nga Putin që nuk do ta vriste: “Unë nuk do ta vras ​​Zelenskyn”, ishte përgjigjur ai.

Bennett kujtoi gjithashtu se e kishte pyetur sërish dhe sërish kishte marrë premtimin për të mos e vrarë Zelensky-n.

Ndërsa ishte ende në Moskë, Bennett i telefonoi Zelenskyt për t’i thënë se ai nuk ishte nën kërcënim me vdekje.

- Advertisement -

Në atë bisedë, ai tregoi detaje nga udhëtimi i tij i njohur në Moskë në Shabbat në fillim të marsit 2022, në një përpjekje për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis dy palëve.

Bennett ka shërbyer për periudhë të shkurtër si ndërmjetësues mes dy vendeve.

- Advertisement -

Ai ka qenë një prej liderëve të paktë që kanë takuar Putinin, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit