Kryetari Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci ka kritikuar ashpër kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Agim Vatovci përmes një statusi në Facebook, ka shkruar në lidhje me mashtrimin që i është bërë ndaj tij nga Behgjet Pacolli. Sepse sipas Vatovcit, Behgjet Pacolli i kishte premtuar për punësimin e djalit të tij, mirëpo kjo rezultoi ndryshe, shkruan Reporteri.net
“Është me vërtetë që me shtat jam i vogël por jam i kthjellët”, ka shkruar Vatovci në Facebook.
Njëkohësisht Agim Vatovci ka treguar se rasti ka ndodhur më 12 shtator para elektoratit së Behgjet Pacollit, ku ky i fundit ia kishte dhënë 20 euro Vatovcit para përkrahësve të AKR-së.
“Para elektoratit tuaj mi gjuajtët 20 euro e thua se unë jam lypsarë a bonjak”, shtoi Vatovci.
Sipas Agim Vatovcit, kjo ngjarje duhet të mbetet në ndërgjegjën e Behgjet Pacollit.