9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kritikoi Kurtin, Kraki i reagon ashpër Molliqajt: Trullani i Kaqushës, më mirë me pas mbjellë mend se flokë!

Rekomandime

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, i ka reaguar kryetarit të PSD-së Dardan Molliqajt, për deklaratën e tij rreth trajtimit të serbëve në veri, që sipas Molliqajt nga ngjashmëri me atë se si Millosheviqi trajtonte shqiptarët në Kosovë gjatë viteve 90-ta.

Kraki ka thënë se Molliqaj më mirë do të ishte të “mbjellte mend se sa flokë”.

- Advertisement -

“Ma mirë i kish ra Dardanit me pas mbjellë mend sesa flokë. Të paktën një pjesë të budallakut e kish hetu para se me e çel gojën. Trullanat e Kaqushës, 4 anëtarë janë krejt e si gjelat kcejnë thu ti që i kanë 40% të votave”, ka shkruar Kraki në një postim në Facebook.

Molliqaj ka thënë mbrëmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do t’i prishë marrëdhëniet me zyrtarët amerikanë.

Ai ka parashikuar që Kurti në fund do të dorëzohet dhe do të lëshojë pe përballë kërkesave të tyre, që ditëve të fundit lidhen me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e automjeteve.

- Advertisement -

“Kurti nuk do me lëshu pushtetin, siç mendon shumica. Ai ka tentuar ta mbajë pushtetin me amerikanët, por donte të jetë faktori kryesor. Ky nuk ka me u prishë me amerikanë, përveç nëse amerikanët kanë alternativë short-cut, më të shpejtë me kry këtë punë, atëherë ky ka me dalë jashtë loje”, ka deklaruar Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit