8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Me vlerë 6 milion euro/ Biznesmenit shqiptar i sekuestrohet pasuria në Itali

Rekomandime

Sipërmarrësit me origjinë shqiptare, Gëzim Sallaku i janë sekuestruar rreth 6 milionë euro nga Guardia Di Finanza.

Biznesmenit, me precedentë penalë, iu është sekuestruar edhe vila në Sale Marasino si edhe hoteli Vila Kinzica.

- Advertisement -

Ish-presidenti i klubit italian të futbollit konsiderohet një person me rrezikshmëri dhe precedentë të ndryshëm penalë.

Policia e Breshias ka vendosur ndaj tij detyrimi qëndrimi në komunën e vendbanimit, si edhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme me vlerë mbi 5.8 milionë euro.

Vendimi u mor pas disa hetimeve ndaj biznesmenit shqiptar, të të ardhurave të tij dhe pronave. Sipas hetuesve janë në disproporcion të konsiderueshëm mes standardit të jetesës së tij dhe të ardhurave të deklaruara nga i njëjti në organet tatimore.

- Advertisement -

Në qershor të vitit 2021, Sallakut iu sekuestruan 3 milionë euro pasuri në Shqipëri pasi dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimtarive kriminale.

Gëzim Sallaku është arrestuar dhe liruar disa herë nga bugjet e Italisë, i akuzuar për vepra të ndryshme penale, si evazion fiskal, tentativë zhvatje, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit