0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Media e Putinit i përgjigjet Bidenit thonë se presidenti i ShBA-së është i sëmur psiqikisht

Rekomandime

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj thënies së Joe Biden se ‘kasapi’ Vladimir Putin ‘nuk mund të qëndrojë në pushtet’ duke e quajtur liderin amerikan ‘të dobët, të sëmurë dhe të mashtruar’.

Moska hodhi në sulm “qentë e saj besnikë” në televizionin e kontrolluar nga Kremlini për të pretenduar se presidenti duhet t’i nënshtrohet një ‘ekzaminimi mjekësor’ sepse ai nuk është në gjendje të vlerësojë ‘me maturi’ realitetin.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha: “Ne nuk e dimë se çfarë nënkuptonte Presidenti Biden, ne e dimë se çfarë tha ai. Sjellja e presidentit amerikan mund të ‘shpjegohet profesionalisht nga psikiatër’, por ‘nga këndvështrimi mashkullor, të dobëtit sillen në këtë mënyrë. Qytetarët amerikanë duhet të kenë turp për presidentin e tyre”.

“ Ndoshta, ai është i sëmurë. Do të ishte e drejtë që Biden t’i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor.”

Deputeti pro-Putin Leonid Slutsky tha në Telegram: “Biden i ka kaluar plotësisht të gjitha kufijtë e mirësjelljes.

- Advertisement -

“Epitetet që ai i thotë presidentit rus janë më të përshtatshme për ata që vranë civilë – të moshuar, gra dhe fëmijë – në Jugosllavi, Irak, Libi, Siri.

A keni nevojë për një kujtesë se kush ishte pas gjithë atyre fushatave? SH.B.A!

- Advertisement -

Ose, ndoshta, keni nevojë për një kujtesë se kush e inkurajoi nazizmin në Ukrainë? SH.B.A!’

Televizioni shtetëror goditi gjithashtu ‘rrëshqitjet e gjuhës dhe gabimet’ e panumërta të Bidenit, të tilla si referimi i qytetit të djegur Mariupol si Metropol, dhe thirrja e presidentit polak ‘ambasador’.

Korrespondentja e Rossiya 1, Asya Yemelyanova u tall se ‘rrëshqitjet e njohura gjeografike të Bidenit si ‘Mariupol – Metropol’ janë të pakuptimta në krahasim me faktin se në Ukrainë, sipas presidentit, nuk ka nazistë, sepse Zelensky është hebre, dhe dollari në Rusi tashmë vlen 200 rubla.

Korrespondentja e NTV Lisa Gerson tha se Biden nuk kishte të drejtë të thoshte se Putini ‘nuk mund të qëndrojë në pushtet’ sepse 76 për qind e votuesve e kishin mbështetur atë katër vjet më parë.

Megjithatë, zgjedhjet e 2018-ës u dominuan nga akuzat për manipulim të votave, ndalimin e kandidatëve të opozitës dhe mungesën e aksesit në media për çdo parti kundër Putinit.

Centre TV, në pronësi të qeverisë së Moskës, e quajti akuzën ‘kasap’ kundër Putinit si ‘sinqerisht fyese’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit