-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Media kroate: Përse Lavrov i tha NATO-s: Të rrijë larg nga Serbia?!

Rekomandime

Gazeta më e madhe kroate Jutarnih List e ka cilësuar vizitën e shefit të diplomacisë ruse Sergej Larov në Bosnjë dhe Serbi, si një mesazh i pastër të Moskës zyrtare për të mbajtur këto vende nën patronazhin e saj.

- Advertisement -

Gazeta kroate thekson se shqetësimi i Moskës është më i madh pasi problemi më i madh janë paratë. SHBA po ndërton në të gjitha vendet e NATO-s përgjatë Adriatikut siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria depozita të gazit të lëngshëm, që janë një konkurrencë për gazin rus, i cili ka mbërritur në Republika Srbska e Serbi për ta nisur për në Europë.

Rusët janë irrituar së tepërmi nga kjo lëvizje, sa portali i Kremlinit, ka lëshuar alarmin për “kolonizimin” e Perëndimit në Ballkan.

“Tani është e qartë për Zagrebin se ata mund të ndërtojnë terminale për gaz të lëngshëm sa të duan, por ata nuk mund ta bëjnë atë më lirë sesa gazi që vjen nga Rusia. Së dyti, nëse Trump me të vërtetë nuk qëndron në Shtëpinë e Bardhë, presioni që e zëvendëson ka për të ndaluar me çdo kusht ardhjen e gazit rus ose blerjen e gazit rus nga vendet anëtare të BE. në atë rast, është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me rusët”, shkruan Sputnik.

- Advertisement -

E cila bërtet për “pushtimin” e Ballkanit nga NATO: Ata nuk e kanë tapinë e rajonit, kemi edhe ne të drejtat tona!, thekson Aleksandar Paviç, një analist në Sputnik. “Kur flasin për ndikimin malinje ruse dhe rritjen e ndikimit kinez, ata mendojnë se ky duhet të jetë vetëm territori i tyre”, thekson Paviç.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka kërkuar gjatë vizitës së tij në Bosnjë që të abrogohet posti i Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar për Bosnjën.

- Advertisement -

“Është poshtëruese që një vend sovran të ketë një Guvernator të huaj, për të mos përmendur tre të huajt në Gjykatën Kushtetuese. Ta themi thjesht, Perëndimi beson se askush tjetër nuk ka të drejtë të vijë në këtë zonë këtu, përveç, ndoshta me lejen e tyre. Për rusët, është një qëndrim që absolutisht nuk i detyron ata, dhe për ne duhet të jetë fyes. Ndër të tjera, kjo është arsyeja pse Lavrov erdhi me urgjencë për të vizituar Republika Srpska dhe Bosnjë dhe Hercegovinën”, thekson Sputnik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit