16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Misioni i BE-së që mbikëqyri zgjedhjet: Shkarkimi i Dakës, në shpërputhje me praktikat e mira ndërkombëtare

Rekomandime

Share Button Gazeta Blic Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar raportin përfundimtar pas vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor (raundi i parë) dhe 14 nëntor (raundi i dytë).Në deklaratën e këtij misioni theksohet se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe gëzoi një nivel të lartë besimi nga të gjitha palët e interesuara.Por, vëzhguesit evropianë kanë dhënë një vlerësim jo të mirë për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.

- Advertisement -

Ata kanë vlerësuar se shkarkimi i Dakës ishte në shpërputhje me praktikat e mira ndërkombëtare.

“LZP përfshin garanci për pavarësinë dhe transparencën në funksionimin e KQZ-së, siç është mandati shtatëvjeçar i kryetarit, që mund të vazhdohet vetëm një herë dhe dispozita që sigurojnë që komisionerët nuk mund të hiqen për ndonjë lëshim të vogël, duke ulur kështu mundësinë për ndërhyrje politike.Megjithatë, formulimi i paqartë i paragrafit (d) të nenit 61.5 të LZP-së që lejon largimin e kryetarit ose një anëtari nëse ata sillen ose veprojnë “në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së” nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë se arsyet për largim duhet të jenë “të përcaktuara qartë dhe në mënyrë kufizuese në ligj”.
Veçanërisht, vendimi i Presidentes së Kosovës për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ-së më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve për kryetarë dhe kuvende komunale, u konsiderua nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si i motivuar politikisht.Në këtë vendim ndër të tjera pretendohej se kryetarja kishte dëmtuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së, kishte ushtruar presion të paprecedent mbi stafin e KQZ-së në njërën nga mbledhjet dhe se KQZ-ja kishte shpërfillur problemet që lidhen me listat e votuesve, trajnimin e komisionerëve dhe edukimin e votuesve.Edhe pse Avokati i Popullit hodhi poshtë kërkesën e ish-kryetares së KQZ-së, e cila kundërshtoi shkarkimin e saj, është e diskutueshme nëse arsyetimi i vendimit për shkarkim do të çonte në një përfundim të besueshëm rreth përgjegjësisë së kryetares së KQZ-së”, thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021.Në raportin e vëzhguesve evropianë përmenden edhe sulmet verbale dhe obstruksionet e anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj ish-kryetares Daka.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit