8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Media serbe: Serbët përballen me 3 skenarë në veri, i fundit pakrahasueshëm më i keqi

Rekomandime

Gazeta opozitare serbe, Nova.rs, shkruan sot për tre skenarë të mundshëm në veri të Kosovës. Flasin ish-ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq dhe analistët politik: Boshko Jakshiq nga Serbia e Nexhmedin Spahiu nga Kosova.

Ndërkohë në Beograd është mbajtur mbledhja e qeverisë, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takime me ambasadorët kinez dhe rus, ndërsa me ambasadorin amerikan ka biseduar në telefon. Tensionet janë ngritur në maksimum, shkruan Nova.

- Advertisement -

Një ditë pasi përfaqësuesit e serbëve u larguan nga institucionet e Prishtinës, dje në mesditë u mbajt një tubim publik në Mitrovicën e Veriut.Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se mandatet po ia kthejnë popullit serb që i ka zgjedhur, jo Prishtinës.

“Mjaft! Mjaft me shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit dhe popullit serb. Unë qëndroj para jush me ndërgjegje të pastër, sepse ne bëmë gjithçka për ta parandaluar këtë”, tha Rakiq.Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se po luftojnë për paqen e të gjithë njerëzve.

Opinionistët kanë qëndrime të ndryshme rreth situatës në veri. Paralajmërohen tre skenarë të mundshëm.Ish-ministri për Kosovë dhe Metohi, Goran Bogdanoviq thotë se tensioni dhe frika në mesin e qytetarëve në veri të Kosovës janë në nivele të larta.

- Advertisement -

“Situata në veri është shumë e tensionuar, nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër, sepse është hapur një hapësirë ​​boshe ku mund të vijnë grupe të ndryshme, njerëzit kanë frikë se Prishtina do ta marrë pushtetin lokal, stacionet policore dhe kjo do të çojë në terror. Mendoj se Prishtina shkaktoi vetëm një problem edhe më të madh. Kjo nuk është zgjidhje”, tha Bogdanoviq.

Ende nuk dihet numri i saktë i serbëve që janë larguar nga institucionet, por Bogdanoviq beson se mund të jenë disa mijëra dhe se ata tani janë praktikisht pa punë.

- Advertisement -

“Pas këtij vendimi sigurisht që qëndrojnë Beogradi dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët ndoshta kanë menduar edhe për ata njerëz që humbin punën, se si do të ndihmohen. Nuk janë pesë apo 10 veta, janë disa mijëra. Ende nuk e dimë numrin e saktë, por do të shohim pas disa ditësh nëse kanë dalë të gjithë serbët nga institucionet, apo ky është një tjetër bllof i Listës Serbe”, deklaroi Bogdanoviq.

Analisti politik Boshko Jakshiq beson se kjo situatë mund të zgjasë për një kohë, por jo për afat të gjatë.

“Personalisht, mendoj se është një hap i mirë, sepse padyshim që ka të bëjë me presionin ndaj autoriteteve në Prishtinë në një kohë kur Albin Kurti nuk ka stabilitet politik. Pra, nëse ky është një hap që synon ta detyrojë Kurtin të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, atëherë është një hap i mirë negociator. Sepse status quo-ja dhe fakti që i gjithë problemi i Kosovës ka ardhur deri në çështjen e targave është i çuditshëm. Më duket se ky presion mund ta lëkundë pak edhe Prishtinën edhe Perëndimin. Praktikisht tani kemi një konflikt mes dy grupeve shantazhuese. Deri më tani kishim vetëm një shantazhues nga Prishtina, tani i është bashkuar edhe potenciali shantazhues serb”, thotë Jakshiq.

Analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu beson se çështja është shumë më serioze se sa shantazhi dhe tensionet e zakonshme të inskenuara që i shohim me muaj e vite. Ai thotë se i duket që mund të ketë konflikt.

“Shpresoj që kjo të jetë një shfaqje tjetër, por fatkeqësisht kam përshtypjen se po përgatitet një akt lufte, se po i afrohemi një konflikti. Duket se Serbia e refuzoi propozimin e Gjermanisë dhe Francës, prandaj gjithçka është komplikuar edhe më shumë dhe se në horizont ndodhet një konflikt i mundshëm dhe pastaj gjithçka do të zgjidhet nga NATO-ja”, tha Spahiu.I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që Prishtina të pranojë kërkesën për formimin e Asociacionit, Spahiu tha:

“Asociacioni vlen vetëm në këmbim të njohjes nga Serbia. Ky opsion është i vlefshëm vetëm nëse Beogradi pranon ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit