-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mediat afrikane zbulojnë sa para po jep Daçiq për çnjohje të Kosovës

Rekomandime

Serbia po vazhdon fushatën e saj agresive për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që e kanë njohur duke përdorur metoda të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Serbia po përdorë shtetet e varfra afrikane që të tërheqin njohjen Kosovës duke ofruar para, shitje të armëve e deri tek zyrtar të ndryshëm afrikan që të lëshojnë nota diplomatike false kinse po e çnjohin Kosovën.

Një skandal i madh është zbuluar në Afrikën Qendrore, atje Serbia ka blerë dokumentin (notën) për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shtetet afrikane.

Ministri i Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore, Sylvie Baipo Temon është zbuluar nga mediumi afrikan CNC se ka pranuar ryshfet nga autoritet serbe për ta tërhequr njohjet e Kosovës, ajo ka marrë një shumë prej 200 milion franga afrikane, që në euro rezultojnë mbi 342 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Edhe vet ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka akuzuar Serbinë për përdorimin e metodave të ndyra për të bindur shtetet e varfra afrikane që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën angleze “Sunday Express”, Pacolli ka përmendur korrupsionin dhe shitjen e armëve.

- Advertisement -

“Njohja e Kosovës nga e gjithë bota është proces i pakthyeshëm dhe kjo e ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fushata serbe që përdorë mito, korrupsion, shitje armatimit dhe të tjera metoda të ndyra për t’i detyruar individët që të lëshojnë nota diplomatike false për çnjohjen e Kosovës, është fushatë e turpshme për një shtet evropian që e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, ka thënë Pacolli, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se sot Serbia ka deklaruar se përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, ajo po vazhdon fushatën për t’i tërhequr njohjeve e pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit