10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Për shqiptarët Zoti është i pari, Amerika e dyta”

Rekomandime

Si shumë kosovarë Xhelal Terstena, shitës bagëtish, shpreson se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, do ta ndihmojë vendin e vogël të Ballkanit për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

Bideni gëzon respekt në Kosovë për shkak të mbështetjes së tij aktive të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë më 1999 për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve etnikë në provincën e atëhershme jugore, raporton Reuters.

Më 2008 Kosova e ka shpallur Pavarësinë, por Beogradi vazhdon refuzimin për njohjen e saj.

“Për shqiptarët Zoti është i pari, Amerika e dyta”, thotë Terstena, i cili shet bagëti në një rrugë 35 kilometra në juglindje të vendit, e cila është emëruar sipas djalit të ndjerë të Bidenit, Beau.

- Advertisement -

Terstena i bën jehonë ndjenjave të ngjashme në tërë vendin, për të cilin Washingtoni mbetet mbështetësi më i madh financiar dhe politik.

Shumë shpresojnë se administrata e Bidenit, e cila pritet që të ketë qasje multilaterale dhe diplomatike që synon të riparojë marrëdhëniet e Washingtonit me aleatin e saj kyç, NATO-n, do ta ndihmojë në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për një ulëse në Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se pritshmëritë mund të jenë shumë të larta pasi aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina gjithashtu bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Gjithçka varet se sa shumë kapital politik SHBA-ja mund të shpenzojë në mbështetje të Kosovës, duke marrë parasysh të gjitha krizat me të cilat do të merret SHBA-ja”, thotë Agon Maliqi, analist politik.

Për herë të fundit Bideni e kishte vizituar Kosovën më 2016, derisa ishte zëvendëspresident, për të përuruar memorialin e birit të tij, Beau, i cili kishte punuar në këtë vend pas përfundimit të luftës më 1998-99, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve lokalë.

Memoriali është përballë bazës ushtarake të SHBA-së në Bondsteel, që është shtëpia e 700 ushtarëve amerikanë të cilët ndihmojnë në ruajtjen e paqes fragjile në Kosovë.

Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë në Kosovë është traditë. Në kryeqytet, Prishtinë, bulevardi më i madh është emërtuar sipas Bill Clintonit dhe lidhet me një rrugë të pasardhësit të tij, George W. Bush.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit