12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Osmani përfundon konsultat me partitë politike, tregon se kur mirret vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Rekomandime

Presidenca e Kosovës njofton se u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me partitë politike në Kuvend rreth zgjedhjeve të reja.

- Advertisement -

Osmani thotë se pasi që palët të marrin aktgjykimin e Kushtetueses, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky është njoftimi i plotë nga presidenca:

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit