19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mediat kroate: Rusia nis operacionin “Përça&Sundo” në Ballkanin Perëndimor

Rekomandime

Si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura, Moska zyrtare mund të fillojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor në ditët në vijim duke intensifikuar fushatën e mbjelljes së përçarjes dhe dezinformimit. Sipas të përditshmes “24 Sata”, të parat që do të goditeshin do të ishin të përditshmet serbe Blic dhe Danas, duke iu referuar burimeve nga diplomatët e vendeve të NATO-s.

“ Fushata mediatike ruse do të jetë brutale, por në të njëjtën kohë do të përdorë metoda të sofistikuara. Mediat ruse, si Sputnik, i cili është shumë i njohur në Serbi, nuk do të përdoren hapur për të mbjellë përçarje. Skena mediatike serbe është e fragmentuar dhe vazhdimisht do të sjellë luftëra të reja mediatike. Rusia planifikon ta përdorë këtë dhe t’i kthejë edhe portalet kërkimore serbe, si BIRN, kundër njëra-tjetrës, apo kundër mediave të tjera properëndimore, si tabloidi Blic apo e përditshmja politike Danas,”-thotë burimi i “24 orë”.

- Advertisement -

Më tej, thuhet se “shpërthimi” i parë dhe më i fortë i makinerisë propagandistike ruse do të ketë jehonë në Serbi. Prej andej, fushata do të përhapet në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. “24 sata” shkruan se skena mediatike serbe këtu luan një rol kyç sepse është deri tani më e madhja dhe ka një prodhim të madh ditor të lajmeve që zakonisht transmetohen pa kontroll në BiH dhe Mal të Zi, madje edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kjo duket se është strategjia globale e Putinit: të rifitojë dhe të sigurojë ndikimin e Rusisë në vendet ish-Bashkimin Sovjetik, të rifitojë statusin e superfuqisë në botë dhe të paraqitet si një aktor i besuar, lojtar i fuqishëm dhe ndërmjetës i suksesshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit