1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për stërvitjen ushtarake të Kosovës në “Defender Europe 21”

Rekomandime

“Defender Europe 21” ka filluar sot në portin detar të Durrësit. Ajo do të zhvillohet në drejtimin e NATO-s. Është paraparë që në këto stërvitje të marrin pjesë mbi 30 mijë trupa ushtarake të gjithë llojeve nga mbi 25 shtete anëtare të NATO-s.

- Advertisement -

Përveç tyre edhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në këto stërvitje ushtarake.

Kjo është hera e parë e Kosovës, që bëhet pjesë e “Defender Europe 21”.

Për këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, ndër to ka shkruar edhe mediumi Exit.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Exit:

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ushtarake “Defender Europe 21” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila filloi në Shqipëri të martën.

- Advertisement -

Kjo është hera e parë që ushtria e Kosovës merr pjesë në një stërvitje të madhe së bashku me partnerët e saj – SH.B.A., NATO dhe aleatët e tjerë.

Në vitin 2018, gjatë mandatit të Ramush Haradinajt si kryeministër, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për të shndërruar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur. Procesi i tij i transformimit pritet të zgjasë dhjetë vjet.

FSK-ja ka 2,747 ushtarë aktivë dhe synon të dyfishojë numrin, si dhe të sigurojë një forcë rezervë prej 3,000.

Trupat e saj aktualisht po marrin pjesë në një mision të përbashkët paqeruajtës në Kuvajt, së bashku me trupat amerikane, për herë të parë në historinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit