19.2 C
Pristina
Wednesday, June 7, 2023

Mediat pro PDK’së: Njeriu i Trumpit vjen në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin

- Advertisement -

Të rekomanduara

Partia Demokratike e Kosovës, ka ditë që ka nisur një fushatë politike me mesazhe të vazhdueshme për ruajtjen dhe forcimin e lidhjes midis Kosovës dhe Amerikës.

Fushatën e Veselit kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të cilën e kishte nisur menjëherë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Uashington, shumë analistë po e interpretojnë edhe si të nxitur nga amerikanët, të cilët kundërkorrupsionin e kanë në top prioritetet e agjendës së tyre në nivel global, ku po investojnë miliona euro.

Kjo lidhje që deri tashti dukej vetëm si shfrytëzim nga PDK-ja, e cila ka ditë që është “veshur” me flamuj amerikanë, mësohet se së shpejti do të konkretizohet, pasi në Kosovë pritet të vjen një njeri shumë i rëndësishëm i presidentit Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin.


Nga burime brenda PDK-së, IndeksOnline ka mësuar se ardhja e një njeriu të rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin, tashmë është çështje e kryer.

- Advertisement -

“Natyrisht që lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është e koordinuar me partnerët tanë. Po ashtu, as hyrja e Kadri Veselit në këto zgjedhje me top-prioritet këtë çështje nuk është e rastësishme”, ka thënë një deputet i PDK-së, i cili nuk pranojë të fliste për këtë çështje zyrtarisht, duke sugjeruar që të kontaktohet Shtabi i PDK-së.

Dje edhe vetë Veseli në një tubim me qytetarë në Lipjan kishte thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është pjesë e luftës globale që ka nisur Amerika dhe presidenti Trump.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -