15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mediat serbe: Abazoviç 1, Krivokapiç 0 / Situata ka marrë një epilog të ri, kjo e pret Malin e Zi

Rekomandime

Mediat serbe i kanë bërë jehonë lajmit për dështimin e shkarkimit të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviq.

Ata e quajnë fitore të Abazoviçit, e humbje për Krivokapiq.

- Advertisement -

Situata politike në Mal të Zi ka marrë një epilog të ri. Gjegjësisht, në seancën e sotme të Kuvendit nuk është marrë vendim për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi që deputetët nuk kanë votuar për rendin e ditës”, shkruan televizioni publik serb.

Siç shkruajnë mediat serbe, Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ani pse pritet të formohet qeveria e pakicës.

Iniciativën për shkarkimin e Abazoviqit e ka iniciuar kryeministri Zdravko Krivokapiq, pasi zëvendëskryeministri i Malit të Zi paraprakisht kishte kërkuar që të premten në Kuvend të diskutohet për besimin në qeveri.

- Advertisement -

Shumë njohës të situatës, si dhe shumica e subjekteve politike në atë vend, mendojnë se në atë vend presin zgjedhje të parakohshme, ndonëse ka të dhëna se mund të formohet një qeveri e pakicës”, shkruan ndër tjerash televizioni publik serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit