Mediat serbe sot e kanë ngritur në qiell gazetaren kosovare të sportit, Elmira Sadrija, për të cilën thonë se është më e bukura në Ballkan.
Telegraf.rs shkruan sot se Sadrija shpesh shihet teksa raporton nga Stadiumi “Fadil Vokrri”, dhe se shfaqet me veshje që vënë në pah linjat trupore.
Ky vlerësim i Telegrafit serb për Elmira Sadrijan ka ardhur pas një përmbledhje që kanë bërë rreth gazetareve më të bukura të sportit në Ballkan.
Elmira Sadrija është gazetare e sportit në DigitAlb.