3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediat serbe në alarm: Kurti po kthehet – ky subjekt do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë

Rekomandime

Vazhdimi i mundjes dhe garës për të treguar “muskujt” në raport me Beogradin dhe me atë edhe kontestimi i dialogut janë pritjet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë për të anuluar votën vendimtare të qeverisë Hoti , shkruan “Novosti” për rrjedhat në Kosovë.

Qeveria Hoti e votuar 6 muaj më parë sipas Gjykatës u konstatua se u konfirmua në mënyrë jo kushtetuese sepse deputeti Etem Arifi edhe pse ishte i dënuar me burgi për korrupsion. Tash pritet data e zgjedhjeve dhe nuk dihet me siguri kur në Prishtinë mund të zgjidhet ekipi ministror dhe qeveria, pasi zakonisht ajo punë zgjat me muaj.

- Advertisement -

Që kjo mos të ndodhë, ndoshta do vendos Vetëvendosje e Kurtit rritja e mbështetjes së të cilit vazhdon dhe ka zëra që thonë se mund të fitojë 50 për qind të votave, kjo gjë nuk do ishte në dobi të serbëve të Kosovës, as procesit të normalizimit mes Beogradit e Prishtinës.

Kurti si kryeministër ishte kundër tërheqjes së taksës ndaj prodhimeve serbe që pamundësonte dialogun. Po ashtu qeveria e tij ka pas miratuar një dokument për revidimin e të gjitha marrëveshjet me Beogradin.

Në atë dokument krahas “raporteve bilaterale fqinjësore, përfshihen çështje e të pagjeturve, reparacionet dhe dëmet e luftës, ndarja e pasurisë së ish-Jugosllavisë dhe njohja e ndërsjellë “.

- Advertisement -

Dialogu do të jetë në “pritje”, deri në përfundimin e procesit dhe pozita e presidentit nuk ka mandat të plotë, pasi Vjosa osmani është ushtrues e detyrë që nga shkuarja e Thaçit në Hagë.

Lidhur me situatën kreu i Kuvendit të Serbisë Daçiq tha se në Prishtinë është vështirë të gjendet një garniturë politike që do të ishte pozitive për qëndrime e serbëve.

- Advertisement -

“Kur do që mbahen zgjedhjet në Kosovë përsëri do ketë probleme në formimin e qeverisë së re, ndërsa për ne më e rëndësishmja është paqja”, tha ai.

Mundësia që Vetëvendosja të kthehet në pushtet sipas diplomatit Zoran Milivojeviç mund të sjell radikalizmin dhe krijimin e tensioneve:

“Atëherë do të mund të presim qëndrime maksimale të Prishtinës dhe presion mbi Serbinë. Ardhja e Vetëvendosjes është fitore edhe e strukturave evropiane që patën mbështet këtë subjekt. E dimë si sillej Gjermania dhe disa vende evropiane. Kjo do të thotë kthim të qasjes radikale të Kurtit”.

Sipas Milivojeviç kësaj radhe faktori ndërkombëtare ka luajtur rolin kryesor për ndryshime në Prishtinë dhe qëllimi është sjellja e struktura që më pak janë të ngarkuara me UÇK dhe që kanë perspektivë për mbrojtjen e qëndrimin dhe pozitës për Kosovën e pavarur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit