2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mediat serbe qëllimisht e ngatërrojnë Haradinajn, thonë se ishte ai që gjuajti me armë në dasmë

Rekomandime

Mediat beogradase kanë raportuar rreth një ahengu, në Deçan, ku i pranishëm ishte kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Gazeta “Novosti”, e afërt me Vuçiqin, raportoi një rrenë të radhës.

“Haradinaj na zabavi pucao iz vatrenog oružja?”, është titulli i këtij mediumi (Haradinaj shtiu me armë zjarri në një aheng).

“Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, është parë në një ndejë ku ka pasur të shtëna me armë në një ngjarje në Komunën e Deçanit. Kreu i Qeverisë i “mbytur” nën tingujt e këngëve patriotike, kishte shtënë me armë zjarri teksa ishte shoqëruar nga persona të tjerë”, shkruan kjo gazetë.

- Advertisement -

Ndryshe, Ramush Haradinaj kishte komentuar të shtënat me armë të zëvendëskryemininstrit Dardan Gashi në një ndejë familjare.

- Advertisement -

“Sot jemi në shekullin e 21 dhe sigurisht nuk është mirë të shtihet me armë, por nuk duhet ta harrojmë se ka një traditë të qitjeve me armë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit