9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mediat serbe reagojnë për arrestimin e Arsiҫ: Ka të bëjë me liderët që po gjykohen në Hagë

Rekomandime

Zyra për Kosovë njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dushan Arsic, 51 vjeç, të dyshuar për krlme lufte.

Sipas urdhrit të gjykatës, ai është transferuar në Prishtinë, ku është marrë në pyetje deri në tre të mëngjesit të sotëm. Zyra për Kosovë ka siguruar avokatin e Dushan Arsiq, i cili do ta përfaqësojë pa pagesë, ndërsa për rastin e tij do ta informojmë kancelarin e të gjitha organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, shkruan media serbe.

- Advertisement -

“Arsiq është arrestuar teksa po kthehej në Serbinë qendrore nga territori i Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë të mitur. Ky është një person i cili ka ardhur disa herë në zonën e Kosovës, ku ka vendbanim në afërsi të Prishtinës dhe nuk ka pasur asnjë problem, deri mbrëmë kur u arrestua për gjoja krlm lufte. Arsic ka vite që ka paditur për shkak se i është uzurpuar prona në fshatin Matiҫanë afër Prishtinës në bazë të dokumenteve dhe deklaratave të rrejshme dhe tani ai është arrestuar – thuhet në një komunikatë të Zyrës për Kosovë, duke shtuar se padyshim që ishte presion i ri mbi të kthyerit serbë, ata arrestohen me akuza sekrete për krlme të supozuara lufte, me qëllimin e vetëm për t’i penguar ata të kthehen dhe të kërkojnë pronat e tyre në Kosovë”.

“Në të njëjtën kohë, duke vepruar kështu, Prishtina po përpiqet të krijojë një ekuilibër artificial dhe të paqëndrueshëm për faktin se liderët e të ashtuquajturës UÇK po gjykohen në Hagë, për krlme ndaj serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Është e qartë se Prishtina nuk është e gatshme të lejojë serbët të kthehen në shtëpitë e tyre shekullore dhe të përdorë të gjitha mekanizmat në dispozicion të frikësimit dhe parandalimit për të parandaluar kthimin e serbëve”, thuhet në një deklaratë zyres për Kosove.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit