5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mediat serbe: ShBA’ja dhe BE’ja po përgatisin letër për Serbinë, kërkohet njohja e Kosovës

Rekomandime

Mediumi serb ‘Novosti’ raporton sot se Brukseli dhe Uashingtoni janë duke përgatitur tashmë një kërkesë të shkruar që do t’ia dërgojnë lidershipit të shtetit serb e në të cilën flitet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Siç raporton “Novosti”, në këtë dokument, Serbia do të njoftohet që duhet të përgatis vetën për të ecur drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas kësaj gazete kjo do të jetë pjesa e dytë e urimit ët Joe Biden.

- Advertisement -

Shenjë e kësaj letre thuhet se do të jetë vizita në Serbi brenda një kohe shumë të shkurtër e emisarit të BE’së për dialogun Miroslav Lajcak dhe Mattheë Palmer.

Ky raportim i gazetës serbe vjen pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se tashmë do të ketë presion edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe nga Bashkimi Evropian që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Për ta kuptuar se në çfarë pozite jemi, ne vetëm duhet ta lexojmë letrën e presidentit Joe Biden për ne dhe Prishtinën. Fuqitë evropiane plotësisht ndajnë të njëjtat qëndrime me administratën amerikane, dhe kjo nënkupton që ne do të jemi nën presion”, ka thënë dje Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit