-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mediat serbe shpalosin sekretin: “Ky është tradhtari serb që po e ndihmon Kosovën”

Rekomandime

Media serbe e ka quajtur zyrtarin serb, Mladan Djorjevic si një nga ata që Kosovën ua dorëzoj shqiptarëve në pjatë.

- Advertisement -

Kështu medium serb alo.rs shkruan se ai vazhdimisht ushqehet me urrejtje ndaj shtetit dhe popullit serb dhe dëshiron të përfitoj politikisht nga tema e Kosovës.

Tutje në këtë shkrim thuhet se njerëzit si Mladjan Djordjevic këshilltar i ish Presidentit serb Boris Tadi? punon me parimin ‘sa më keq për Serbinë, as më mirë për ne.

“Patrioti i rremë Mladjan Djordjevic, i cili, me shefin e tij të atëhershëm Boris Tadiç dhe kumbarin Dragan Djilas, në fakt ua dorëzoi Kosovën shqiptarëve në një pjatë, është i fundit që ka të drejtë të flasë për provincën jugore serbe. Një njeri që ushqehet vazhdimisht me urrejtje ndaj shtetit dhe popullit të tij dhe dëshiron vetëm të përfitojë politikisht me temën e Kosovës, le të pyesë veten pse njerëzit nuk i duan ata. Vetëm njerëz si Mladjan Djordjevic, këshilltar i Presidentit të atëhershëm Tadiç dhe kumbari Dragan Djilas mund të kenë parimin “sa më keq për Serbinë, aq më mirë për ne”, shkruan ky medium.

- Advertisement -

Ndërkaq ata thurin lavde për Presidentin aktual serb, për të cilin thonë se ka tërhequr 18 njohje për shtetin e Kosovës dhe ka korigjuar gabimet e ish Presidentit serb për të kthyer një pjesë të asaj që ata e dhuruan lehtë.

“Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç fitoi 18 tërheqje të njohjes së Kosovës dhe zhvilloi beteja diplomatike ditë e natë për të korrigjuar gabimet e kushtueshme të Djordjevic dhe shefave të tij dhe për të kthyer të paktën një pjesë të asaj që ata dhuruan lehtë. Për meritat e tyre, ata meritonin të paktën një monument në Prishtinë pranë atij të ngritur nga Klinton. Ata nuk meritonin asgjë më pak”, thuhet në këtë medium

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit