9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

29-vjeçarja sa ishte shtatzënë u diagnostikua me kancer, mjekët e detyruan ta marrë këtë vendim

Rekomandime

Roberta Burton nga Stannington, Northumberland, ishte “e tmerruar” kur mori vesh se kimioterapia do të dëmtonte foshnjën e saj të pa lindur.

Një mama e diagnostikuar me kancer në javën e 11-të thotë se asaj i ‘u desh të merrte një vendim pikëllues mbi trajtimin që po merrte ajo.

- Advertisement -

Kur mjekët i thanë Roberta Burton se ajo kishte limfomën e fazës 2 Hodgkin në qershor 2019, ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Asistentja e infermierisë 29-vjeçare ishte “e tmerruar” se kimioterapia do të dëmtonte foshnjën e saj të pa lindur, raporton Chronicle Live.

Por ajo mori vendimin e zemërthyer për të filluar trajtimin sepse pa të rrezikonte të mos ishte aty për dy fëmijët e saj të tjerë.

- Advertisement -

Tani Roberta po përgatitet të festojë ditëlindjen e parë të djalit të saj.

Mamaja, nga Stannington, afër Morpeth, Northumberland, ishte gjashtë javë shtatzënë kur burri i saj vuri re një gungë në qafë.

- Advertisement -

Pas një sërë testesh ajo u diagnostikua me kancer në gjak dhe mjekët i thanë se do të duhej t’i nënshtrohej një trajtimi intensiv të kimioterapisë.

“Isha konfuze pasi disa simptoma mund të kishin qenë lehtësisht të lidhura me hormonet dhe shtatzëninë, por unë e dija që nuk isha mirë.

Ishte një vendim kaq i vështirë për të marrë. Unë kisha dëshirë të madhe për një fëmijë të tretë, por isha e tmerruar se trajtimi do t’i shkaktonte dëm atij, por më pas të mos bëja asgjë rrezikoja të mos isha atje për dy fëmijët e mi të tjerë.

“Skanimet treguan se kanceri ishte përhapur në gjoksin tim, kështu që unë kisha nevojë të veproja shpejt për të siguruar që nuk do ta lija shumë vonë.”

Pas shumë diskutimesh dhe planifikimesh Roberta vendosi të filloj trajtimin dhe pas një ultrazëri të foshnjës, rezultojë që foshnja po zhvillohej mirë.

Roberta, e cila ishte tashmë mamaja e Noa, 5 vjeç dhe Ezra, 3 vjeç, filloj kimioterapinë në gusht 2019 dhe përfundoj tetë ciklet e saj në Spitalin Freeman.

Tani Roberta bën thirrje që njerëzit të mbështesin’’ Cancer Research UK’’ për të gjitha nënat, që të marrin masat kundër përhapjes apo metastazimit të sëmundjes në trup.

Roberta shtoj: “Faleminderit të gjithë stafit mjekësor dhe falë tyre jam sot këtu, shkruan Mirror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit