0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mediat serbe: Tifozi i Man United tenton të ngrisë flamurin ‘Kosova’ midis stadiumit në Serbi

Rekomandime

Manchester United e mposhti dje Partizanin e Serbisë, pikërisht në vendin e tyre. Sidoqoftë, tifozë të ekipit fitues atje tentuan që të ngrisin edhe një flamur ku shkruante ‘Kosova’, por që nuk u lejuan, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gjithçka po shkonte mirë në ndeshjen të cilën e fitoi Manchester United me rezultat 1 me 0, deri në momentet e fundit.

Në minutat finale të lojës, një fans i klubit Manchester United që erdhi nga Maqedonia, tentoi të ngriste lart një flamur në të cilin shkruante ‘Kosova’ me shkronja ‘cirilik’.

Ndërkaq, një mesazh kishte edhe në pjesën tjetër të flamurit ku shkruante ‘UEFA Mafia’, të cilin fansat tjerë nuk e lejuan të ngritej lartë, në mënyrë që të mos krijohej një situatë e pakënaqshme.

- Advertisement -

Ndryshe, ‘Djajtë e Kuq’ e nisën këtë sfidë me disa ndryshime, dhe falë punës së palodhshme për 90 minuta, arritën t’i rrëmbejnë pikët e plota.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi, Anthony Martial, në minutën e 43-të nga penalltia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit