7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pasi del nga zyra e Thaçit, Haradinaj bën një paralajmërim

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, lidhur me takimet e këtij të fundit me zyrtarë amerikanë dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express.

- Advertisement -

Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj tha se ia ka bërë të qartë Thaçit se nëse në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë trajtohet territori i Kosovës apo korrigjimi i kufijve, atëherë procesi do të dështojë ende pa nisur.

“Në rast se trajtohet territori i Kosovës ose korrigjimi i kufijve, atëherë ky proces ka dështu para se të nis. Pra do të jetë i dështuar. Në rast se respektohet integriteti territorial i Kosovës edhe Kushtetuta e vendit, atëherë ka shanca”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Thaçi ka dhënë disa informacione jokonkrete nga detajet e takimeve të tij në SHBA me zyrtarë amerikanë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

“Nuk ka dhënë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë se është bisedu për mundësinë e ecjes drejt një marrëveshje përfundimtare zyrtare Kosovë-Serbi. Por nuk kishte ndonjë dokument, nuk kishte ndonjë gjë konkrete, specifike”, tha Haradinaj para gazetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit