17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Thaçi jep detaje nga takimi me Haradinaj

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi të bërë në Twitter, Thaçi tha se ka pasur një takim konstruktiv me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Presidenti ka shkruar se Haradinaj mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar lidhur me çështjet me interes kombëtar.

Diskutim konstruktiv me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e AAK-së z. Ramush Haradinaj.

Ai gjithashtu mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar për çështje me interes kombëtar. Vlerësoj kontributin e tij dhe mirëpres angazhimin e tij”, ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Deri më tani, presidenti është takuar me liderin e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkaq e ka refuzuar ftesën./GazetaExpress/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit