2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mediat serbe zbulojnë ofertën e Merkelit për Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim në BE-, ndërkohë Gjermania thuhet se i ka ofruar ndërtimin e fabrikës së Volkswagenit në Serbi, në këmbim të marrjes së njohjes për Kosovën. Kështu raportojnë disa media serbe, duke u thirrë në burimet e tyre diplomatike.

Ditë më parë në mediat serbe është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Serbisë një ofertë marramendëse në këmbim të njohjes së Kosovës. Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhej se Donald Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplanë luftarakë të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

- Advertisement -

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidhë problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer.

Ndërkohë sot një medium tjetër i mediumit serb ‘Telegraf’, i thirrur në burime të veta, shkruan se Gjermania e kancelarë Merkel, ia ka bërë një ofertë marramendëse Vuçiqit, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për ndërtimin e fabrikës e gjigantit të prodhimit të veturave, Volswagen diku në Serbi. Kjo është oferta që Merkel e ka bërë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Sipas këtij mediumi detajet e kësaj oferte janë përcjellur Beogradit përmes kanaleve diplomatike, dhe përmes deputetit, Peter Beyer, i cili kishte qenë para pak ditësh për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

- Advertisement -

Ndërkohë thuhet se kjo ide do t’i prezantohet edhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, gjatë takimit që do të ketë sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Merkel është një kundërshtare e hapur e ndarjes së Kosovës dhe po bën gjithçka për strategjinë e saj. Dhe është e qartë që duhet ofruar për Serbinë. Një prej ofertave është edhe një pako ekonomike, ku do të përfshihej ardhja e Volkswagenit në Serbi”, ka thënë ky burim për telegrafin serb.

Më herët ishte paralajmëruar një investim i gjigantit gjerman në Evropën Lindore, megjithatë lokacioni nuk ishte definuar. Ishte përfolur Serbia si vend potencial, megjithatë më vonë ishte thënë që fabrika me shumë gjasë do të ndërtohej në Bullgari.

Ndërkohë ofertë për investim Volkswagenit i ishte bërë edhe nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit