21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Reagon Grenell, i bënë thirrje Biden të mos hesht: Disa politikan në Prishtinë po manipulojnë për Zgjedhje

Rekomandime

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se se manipulimet politike nga disa në Prishtinë, para zgjedhjeve të së dielës duhet ndaluar.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është shkelje e saj. Manipulimet politike nga disa në Prishtinë, para zgjedhjeve lokale të së dielës duhet ndaluar. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden nuk duhet të heshtë në këtë situatë”, është shprehur Grenell.

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të vendit. Zyrtarët policorë dhe ata të Doganës së Kosovës zhvilluan një aksion të gjerë lidhur me kontrabandimin me mallra që është bërë tash e sa kohë.

- Advertisement -

Operacioni policor u zhvillua në katër lokacione, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut si dhe në veri të Mitrovicës.

Katër persona janë arrestuar ndërsa deri më tani 10 persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me këto aksione.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit