0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediumi kroat: Lirohet shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 kosovarë

Rekomandime

Është liruar shoferi i autobusit që më 25 korrik kishte dalë tragjikisht nga rruga në Kroaci për t’i lënë të vdekur 10 kosovarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Prishtinë, raporton mediumi kroat, Telegram.

Për një nga aksidentet më të rënda të trafikut në Kroaci, ai që ndodhi të dielën e 25 korrikut të këtij viti në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci, u shkrua me ditë të tëra. Me një muaj paraburgim është dënuar shoferi 52-vjeçar D. L., i dyshuar si shkaktar i tragjedisë. Këtë e ka bërë Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod.

- Advertisement -

Për këtë histori, për atë që do të ndodhë më vonë, rëndësi ka edhe ky detaj: drejtuesi i autobusit, D.L. është shtetas i huaj, ndaj është dënuar me paraburgim për shkak të mundësisë së arratisjes, aq më tepër që Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parashikon ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale. Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, dhe shoferit kosovar i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Që atëherë, më 27 korrik, deri në fund të nëntorit të këtij viti, shoferi D.L. ishte në paraburgim për shkak të aksidentit të rëndë të trafikut me dhjetë të vdekur dhe njëzet të plagosur rëndë, dhe më pas më 22 nëntor ishte liruar për t’u mbrojtur nga jashtë. Ai u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq. Ai e ka bërë këtë përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetasi i Kosovës, D. L., nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut, shkruan mediumi kroat.

“Kjo ekspertizë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia apo për vrasje me paramendim. Dhe ky kualifikim i veprës është veçanërisht i rëndësishëm për aktakuzën, si dhe për faktin nëse shoferi i Kosovës do të gjykohet në Gjykatën Komunale apo të Qarkut”, tha për Telegram një ekspert juridik.

- Advertisement -

“Është jashtëzakonisht e paqartë pse gjyqtari Svirçeviq e liroi D.L. Ai, shofer kosovar, deri atëherë ka qenë në paraburgim për katër muaj dhe nuk ka pasur pengesa ligjore për vazhdimin e qëndrimit në burg edhe për një muaj, madje edhe për dy muaj, duke qenë se në raste të tilla paraburgimi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj”.

Por më 13 dhjetor të këtij viti, D. L. duhej të përfundonte sërish në paraburgim. Trupi gjykues jashtëgjyqësor i Gjykatës së Qarkut nëSlavonski Brod, koleg i gjyqtarit Svirçeviq, miratoi ankesën e prokurorisë kundër lirimit të shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës së nevojshme, për ta përcaktuar kualifikimin e tragjedisë.

- Advertisement -

Është interesante se gjatë vendimit për vazhdimin apo heqjen e paraburgimit, shoferi D.L. nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës, avokatët e Zagrebit, Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq. Arsyeja e mundshme është se gjykatësi Svirçeviq e ka caktuar vendimin për këtë shumë herët, qysh në orën 07:30, shkruan ky medium.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit