7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vilat e shumë politikanëve mund të jenë cak i operacionit “Brezovica”

Rekomandime

Dhjetëra shtëpi malore të ndërtuara në zonën e Brezovicës mund të jenë cak i hetimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Ato dhjetëra shtëpi malore u takojnë disa politikanëve, zyrtarëve e biznesmenëve kosovarë që janë ndërtuar ndër vite.

- Advertisement -

Arsyeja që mund të bëhen cak të operacionit të Prokurorisë së Ferizajt, është se të njëjtat po dyshohen se janë ndërtuar duke dhënë e marrë ryshfet për ndërtimin e atyre shtëpive dhe objekteve malore, shkruan kallxo.com.

Një operacion i nisur orët e hershme të mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës, më saktësisht Krimeve të Rënda nën koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka vënë në pranga disa persona.

Ndër ta janë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Dimitrije Raçiqeviq, disa zyrtarë e pronarë biznesesh.

- Advertisement -

Aksioni i cili po udhëhiqet nga Prokuroria e Ferizajt, ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Ky aksion sipas vet kryeprokurorit të Ferizajt Shukri Jashari, është ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.

- Advertisement -

Prokuroria ka njoftuar se të arrestuarit po dyshohen se kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit