7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Open Balkan”: Nënshkruhen marrëveshjet e reja rajonale

Rekomandime

Nënshkruhen marrëveshjet në kuadër të nismës rajonale të kurorëzuar “Open Balkan”, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Të parët që nënshkruan marrëveshjet ishin krerët e tre shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor – kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Në kuadër të kësaj nisme u arrit nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në tregun e punës ndërmjet tre vendeve.

U nënshkrua marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Më pas Ministrat përkatës të tre vendeve nënshkruan marrëveshjet me njëri-tjetrin. Përkatësisht ishin Ministrat e Bujqësisë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Ministrat e Ekonomisë së Serbisë dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – sigurim dhe siguri (AEOS).

Kjo e fundit u nënshkrua edhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

- Advertisement -

Pas nënshkrimit të tyre u mbajt Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal.

Zaev dhe Vuçiç u pritën në Pallatin e Brigadave nga i zoti i shtëpisë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.

Kryeministri shqiptar ishte i pari që mbajti fjalën në tryezën e përbashkët. Ai u pasua nga i pari i Serbisë dhe më pasi fjalën e mbajti i pari i Maqedonisë së Veriut.

Pas tyre fjalën e mbajti edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit