7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediumi Turk: Kur është koha më e mirë që Turqia të pushtojë ishujt e Greqisë!

Rekomandime

Mediat pro-qeveritare në Turqi raportojnë dhe kanë hedhur hamendësime, duke krijuar një klimë lufte kundër Greqisë se si mund t’i pushtojë ishujt e saj, në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Gazetarët dhe analistët në televizion flasin drejtpërdrejt edhe për një pushtim ushtarak të ishujve.

- Advertisement -

Duke folur për CNN-in Türk , se kur do të jetë koha më e mirë që Turqia të pushtojë ishujt grekë, analisti Abdullah Çiftçi ka deklaruar se: “Tensionet brenda BE-së do të rriten dhe interesat do të dalin në pah”, tha Çiftçi, shkruan GreekCitytimes.

Sipas tij, “Problemet me Poloninë dhe Hungarinë brenda mes BE-së dhe NATO-s mund të sfidohen”, vazhdoi ai, duke u deklaruar në mënyrë provokuese se:

“Besoj se Turqia do të jetë në gjendje të veprojë siç dëshiron në ishuj…Tani Turqia po lufton në arenën diplomatike, por besoj se në të ardhmen do ta ketë këtë mundësi”, parashikoi Çiftçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit