1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mehaj niset për në SHBA: Me kryeministrin Kurtin do të pritemi nga autoritetet më të larta të lowa’s

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zbuluar se do të shkojë bashkë me kryeministrin Albin Kurti në Iowa.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj ka udhëtuar mbrëmë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të qëndrojë atje dy ditë.

- Advertisement -

Tutje, thuhet se Kurti e Mehaj do do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA. Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s. Republika e Kosovës dhe Shteti i Ioëa-s, kutivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

- Advertisement -

Ndryshe, Kurti ka treguar mbrëmë se ka përfunduar vizitën e tij në “Bregun Perëndimor” të SHBA-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit