1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mehmeti: Kosova po jeton atë që i imponojnë Dhomat e Specializuara

Rekomandime

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, tha se Kosova po përjeton ditët e fundit atë që ia imponon Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak se Kosova nuk ka arritur që të ndërtojë shtet.

“Kosova po jeton atë që ia imponojnë Dhomat e Specializuara.

Të gjithë themi se kjo që po ndodh, nuk guxonte të ndodhte, pasi të gjykosh UÇK-në, është si të gjykosh popullin shqiptar.

- Advertisement -

Por ne harrojmë që kjo që u ndodhi disa ushtarëve të UÇK, nuk është dëshirë e ndërkombëtarëve.

Sikur Kosova të ndërtonte shtet, nuk do arrinte puna deri këtu që të kishte Dhoma të Specializuara.

- Advertisement -

Sikur Kosova të mos binte në duart e disa komandantëve të djeshëm, që duan edhe lavdinë e luftës, edhe hajninë e paqes, Kosova do kishte gjykatësit e vet që do gjykonin këta fajtorë dhe jo gjykatës ndërkombëtarë,” tha Mehmeti në programin e tij në Syri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit