Një tjetër video e presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë të SHBA’ve, Melania Trump, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa kjo e fundit shfaqet duke e refuzuar sërish publikisht bashkëshortin e saj, teksa zbresin nga Air Force One.
E veshur me taka të larta dhe teksa përpiqej që të mbante fustanin me dorën e majtë, 50-vjeçarja nuk e lejoi Donald Trump që ta mbante për dore.
Kjo nuk është hera e parë që çifti është komentuar për refuzimin e shtrëngimit të duarve nga ana e Melanias.
Edhe në muajin janar, Melania tërhoqi papritmas dorën nga burri i saj, ndërsa po merrte pjesë në Kampionatin e Futbollit të Kolegjit në New Orleans.