Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi, thotë se në mbledhjen e para pak çasteve të Kryesisë së Kuvendit, me pozitën i sqaruan problemin që e patën për votim të komisioneve parlamentare dhe se tash në seancën që vazhdon në orën 15:00, do të votohet përbërja e komisioneve.
“U dakorduam që sot t’i votojmë komisionet. Për neve ishte një problem në kuptimin procedural votimi i një që e shkel rregulloren e Kuvendit.
Pas diskutimeve, përfaqësuesit e shumicës u pajtuan me ne”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se kryeparlementares Vjosa Osmani ia “argumentuan” dhe se pret që ajo të ndryshojë sjellje ndaj opozitës.
Që ndërlidhen prej momentit të thirrjes se sëanvës për zgjedhjen e saj, e deri më sot, të gjitha kritikat që ia tham në mënyra të argumentuara për tendencë për ta zvogëluar ose pamundësuar debatin, janë marrë parasysh dhe shpresojmë që në të ardhmen nuk do të kemi sjellje të tillë”, është shprehur ai.