Me fillimin e verës, mërgimtarët ja kanë mësyrë të vijnë në numër të madh në vendlindje, në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Disa kanë vendosur të vijnë përmes linjave ajrore e të të tjerë përmes formave të tjera alterantive, si me vetura apo autobusë.
Një mërgimtar që po kalonte në rrugët e qytetit të Fushë Kosovë, e që nga tabelat shihej se vinte nga Anglia ndonëse me veturë superluksoze, i ka ngjarë që ajo t’i mbetet pa karburant.
Siç shihet në pamjet e shpërndara, dikush ofrohet t’i shërbej me derivate të naftës.
Sido që të jetë në këtë gjendje apo jo, me derivate apo jo, me vetura luksoze apo jo, një gjë është e sigurt, ata janë infuzioni më i mirë i ekonomisë kosovare, e po ashtu ia shtojnë hijeshinë verës në çdo aspekt./IndeksOnline