12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mërgimtari nga Amerika: Mërgimi është i rëndë, veç punë, nuk ke kohë as për familje

Rekomandime

Selmon Bojku nga Isniqi i Deçanit ka thënë se jeta përtej oqeanit është vetëm punë.

- Advertisement -

Bojku u shpreh se të gjithë ata që janë në Amerikë mund të bëhen të pasur, por nuk kanë kohë për familjen.

Sipas tij, secili nga mërgimtarët që ka arritur të bëj para, ka humbur diçka tjetër.

“Me mujt, krejt çka janë në Kosovë i bi këtu. Veç punë, si unë si ai tjetri. Ti nuk ki kohë me shpenzu me familje. Nashta fola pak shumë, por e kam prej mllefit, unë jam ka foli në përgjithësi, nashta nuk po ia qëlloj, por po e foli çka e ndjej si mërgimtar në shpirt, edhe kujtoj që qysh jam unë ka shumë mërgimtarë tjerë se mërgimi është send i rëndë. 95 për qind të mërgimtarëve bëjnë pare, por humbin diçka tjetër”, shprehet Bojku.

- Advertisement -

Tutje ai shtoi se mërgimi është shumë i rëndë.

Bojku tha se ka shumë mërgimtar të zotët në Amerikë dhe secilit duhet t’i jepet vendi që e meriton.

- Advertisement -

“Ne kemi nevojë të gjithë me shku në Kosovë, me i dërgu atje e me i përdorë njerëzit e dijshëm. Nuk po du me ju dhënë këshilla atyre se as për vete nuk di shumë, por jam duke fol prej këndit si i shoh gjërat unë. Kurrgjë mu nuk më duket interesant, as Evropa, se thonë dojnë me hy në Evropë. Çka ke me lyp në Evropë, kur Evropës veç sherrin ja kemi pa. Anglia ke në Evropë edhe vet dul. Kam shpresë të madhe në Amerikën, ne kemi njerëz të zotët, por duhet me ia dhënë vendin atij që e meriton”, shprehet Bojku. /RTV Dukagjini/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit