3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Merkel ia bën të qartë Serbisë: Integrimi në BE kalon përmes Kosovës

Rekomandime

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar sot vazhdimin e procesit të dialogut për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe njëherësh tha se duhet avancuar procesin në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

- Advertisement -

Merkel theksoi se BE dëshiron të ruajë vrullin në reforma dhe të dihet se disa çështje në lidhje me Kosovën duhet të zgjidhen në lidhje me pranimin e Serbisë në BE.

E pyetur nga mediat nëse Berlini dhe BE kanë ndonjë afat kohor me të cilin duhet të arrihen marrëveshjet e Beogradit dhe Prishtinës, Merkel tha se nuk ka afate kohore ku disa gjëra duhet të mbarojnë, por ‘sa më shpejt aq më mirë’.

Merkel tha se ajo nuk mund të thotë asgjë në lidhje me informacionet se Gjermania dhe Franca mund të caktonin një emisar special për dialogun.

- Advertisement -

Ajo tha se Gjermania dhe Franca janë ende duke u përpjekur për rifillimin e dialogut dhe të bëjnë ‘diçka’ në lidhje me taksat që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë.

Merkel kujtoi që procesi ishte ndërprerë dhe theksoi se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë.

- Advertisement -

“Deri më tani, nuk ka qenë e mundur të vendoset një dialog për shkak të taksës,” tha Merkel.

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se Kosova është e vetmja pikë e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Gjermanisë, por është e rëndësishme të diskutohet çështja, pasi pa një zgjidhje afatgjatë të qëndrueshme për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve, nuk do të ketë një të ardhme tjetër për Ballkanin.

“Unë e di se mund të ndërtojmë një Ballkan më të mirë dhe më të prosperuar për të gjithë,” tha Brnabiq në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Merkel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit