2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Merr detyrën e 5-të si ambasador: Kush është Christopher Hill, ambasadori i ri SHBA-ve në Serbi?

Rekomandime

Diplomati i njohur amerikan Christopher Hill do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

Ambasadori i ri është njohës i mirë i çështjeve rajonale. Ai ka shërbyer si zëvendës i Richard Holbrooke, kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet e paqes në Dejton që i dhanë fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Hill do të zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka shërbyer në Serbi për dy vjet.

- Advertisement -

Michael Kirby, një ish ambasador i SHBA-ve në Beograd ka thënë se emërimi i tij do të jetë një mundësi për Serbinë që të përmbushë premtimet e paplotësuara.

Kirby tha se presidenti serb Aleksander Vuçiq i ka bërë disa premtime homologut të tij amerikan Joe Biden sa ishte zëvendëspresident në mandatin e Obamas dhe se “mund të jetë koha që ai t’i përmbushë ato”.

“Për vite me radhë, presidenti i SHBA-së, Joseph Biden ka dëgjuar serbët që premtojnë se do të bëjnë disa gjëra. Megjithatë, ata nuk e kanë bërë atë që kanë premtuar. Kjo është një mundësi për ta arritur atë. Kjo administratë është serioze, bëhuni serioz edhe ju ose mbaruam. Gjërat nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë”, tha Kirby.

- Advertisement -

Por, kush është Christopher Hill dhe cila është e kaluara e tij diplomatike?

Christopher R. Hill është profesor në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin e Kolumbisë. Para se të tërhiqej nga Shërbimi i Jashtëm në vitin 2021, Hill shërbeu si ambasador i SHBA-së në Irak, Kore, Poloni dhe Maqedoni dhe si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si Kryetar i delegacionit të SHBA-së në Bisedimet e 6-palëve për Korenë e Veriut.

- Advertisement -

Më herët në karrierën e tij diplomatike, ambasadori Hill ishte anëtar i ekipit negociator përpjekjet e të cilit çuan në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit duke i dhënë fund luftës në Bosnje. Ai shërbeu si në Beograd edhe më herët, atë kohë sa ishte kryeqytet i Jugosllavisë, në fund të viteve 1970 dhe më vonë u kthye në rajon si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Shqipëri dhe ambasador në Republikën e Maqedonisë. Përvoja e tij diplomatike me dekada të larta dhe ekspertiza në politikën globale, e bëjnë atë të kualifikuar për të shërbyer, për herë të pestë si ambasador i SHBA-së.

Për dhjetë vjet pas daljes në pension nga Shërbimi i Jashtëm, ambasadori Hill ishte dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare dhe më pas Kryekëshilltar i Kancelarit për Angazhimin Global dhe Profesor i Praktikës së Diplomacisë në Universitetin e Denverit. Ai mori B.A në Kolegjin Bowdoin dhe një M.S në Kolegjin e Luftës Detare. Marrësi i nderimeve të shumta, duke përfshirë çmimin Rober S. Frasure për Negociatat e Paqes, Medaljen e Sekrarit të Mbrojtjes për Shërbimin Civil të Merituar dhe (dy herë) Çmimin e Shërbimit të Shquar të Sekretarit të Shtetit. Ambasador Hill flet serbisht, polonisht, maqedonisht dhe frëngjisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit