7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Behgjet Pacolli: Asociacionit nuk mund t’i shmangemi

Rekomandime

Ai shprehet se është pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioze dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtar, e që u beson aleatëve të saj, këtë rast BE-së dhe SHBA-ve.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se themelimi i Asociacionit është i pa shmangshëm.

- Advertisement -

Pacolli tha se Kosova nuk mund t’i shmanget obligimit ndërkombëtarë.

Ai shprehet se është pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioze dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtar, e që u beson aleatëve të saj, këtë rast BE-së dhe SHBA-ve.

Unë jam pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioz që respekton obligimet ndërkombëtare dhe që i beson aleatëve të vet.

- Advertisement -

Nëse dikush mendon se SHBA dhe Bashkimi Evropian, që janë sponsorë të Asociacionit, dëshirojnë të krijojë Republika Srpska në Kosovë apo çkado tjetër dhe se ata nuk e dinë çfarë rreziku paraqet Serbia, sinqerisht nuk e di ku jetojnë.

Asociacioni nuk ka mundësi të shmanget, është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë në bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian dhe Kosova duhet të ndjekë hapat që të lëvizë drejt veprimeve që respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe e tregojnë Kosovën si vend serioz që di të respektojë obligimet ndërkombëtare.

- Advertisement -

Me këtë logjikë që mbizotëron sot në Kosovë, kemi fat që s’e kemi pasur në momente kritike për vendin, nuk do të kishte ndodhur Rambujeja dhe bombardimi i Serbisë dhe nuk do të kishte ndodhur Athisaari dhe shpallja e pavarësisë.

Paranoja nuk ka vend në politikë, por vendit i duhet lidership, jo izolim dhe frikë nga aleatët tradicionalë të Kosovës” tha Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit