0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Merr zemër Endrit Shala nga Nisma: Krejt i muj vet, edhe ata tu pi çaj bile

Rekomandime

Ish-ministri i Tregtisë nga radhët e Nisma, Endrit Shala është shprehur i sigurt se këto zgjedhje partia që përfaqëson ai do t’i mund prapë në Malishevë partitë e tjera, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Shala ndonëse i emocionuar nga debati që kishte mbrëmë me anëtar të tjerë të partive, tha se në Malishevë do t’i mund partitë tjera vetëm duke pirë çaj dhe me struktura të rinisë atje.

“O pa udhëheqje e partisë, pa Fatmir Limajn, pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën dhe pa të tjerët, veç unë si Endrit, me struktura e rinisë së NISMËS Socialdemokrate dhe bastionet e NISMËS, i muj vetë në Malishevë edhe ata tuj pi çaj. Krejt ata, mos t’premeni emra”, është shprehur Shala.

Shala iu ka përgjigjur Ardian Gjinit në lidhje me dëmtimin që sipas tij ja kanë bërë NISMËS në bastione, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

“Për Gjinin dhe Gjinat e tjerë që bash NISMA Socialdemokrate i ka bërë ministra, e i ka dërguar ku janë të cilët çdo ditë të lume rrinë duke tentuar ta dëmtojnë NISMËN në bastionet e veta atyre ua jap sot një përgjigje”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit