12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesmarrje fizike të nxënësve në shkolla, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ajo bëri të ditur se bashkë me IKSHPK-në dhe MSH-në kanë marrë vendim që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, ka shkruar ministrja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit