15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Merret vendimi për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë

Rekomandime

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për dy të dyshuar nga Vushtrria për veprën penale ushtrim i ndikimit.

Njëri nga të dyshuarit është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

- Advertisement -

Ndalimi i dy të dyshuarve S.T dhe SH.K sipas gjykatës ka ardhur pas një videoincizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.

Me t’u publikuar videoincizimi në Indeksonline, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij videoincizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit